Paralajmëron IKSHPK: Uji nuk rekomandohet për pije në këto rajone të Kosovës

Kosova

Paralajmëron IKSHPK: Uji nuk rekomandohet për pije në këto rajone të Kosovës

Më: 27 janar 2026 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit për pije, ndërsa sipas rezultateve më të fundit, uji nuk rekomandohet për konsum në disa zona të vendit, shkruan Periskopi.

Sipas njoftimit zyrtar, në Rajonin e Prishtinës, uji nuk rekomandohet për pije në zonat që furnizohen nga Fabrika për Trajtimin e Ujit në Badoc, si dhe në Vragoli.

Në Rajonin e Ferizajt, situata paraqitet në Han të Elezit, ku furnizimi nga burimi i Dimcës është ndërprerë plotësisht.

Edhe Rajoni i Gjilanit përballet me probleme në furnizim dhe cilësi të ujit. Në komunën e Vitisë furnizimi me ujë është ndërprerë, ndërsa në Kamenicë uji nuk rekomandohet për pije në zonat që furnizohen nga Stacioni i pompimit nr. 2, përfshirë Bahqen dhe fshatin Berivojcë.

Probleme me cilësinë e ujit janë evidentuar edhe në Rajonin e Pejës, konkretisht në komunën e Klinës, si në rrjetin që furnizohet nga puset ashtu edhe në rrjetin që furnizohet nga burimi Jarinë.

Në Rajonin e Gjakovës, uji nuk rekomandohet për pije nga burimet e Opterushës dhe Zaqishtës, ndërsa në Rajonin e Prizrenit, situata problematike raportohet në Malishevë.

Postimi i plotë:

Situata me ujin e pijshëm

27 janar 2026

IKSHPK vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit për pije.
Në tekstin më poshtë i gjeni zonat ku UJI NUK REKOMANDOHET PËR PIJE:

Rajoni i Prishtinës

Fabrika për trajtimin e ujit Badoc

Vragoli.

Rajoni Ferizaj

Han i Elezit nga burimi i Dimcës (është ndërprerë furnizimi me ujë).

Rajoni i Gjilanit

Viti (është ndërprerë furnizimi me ujë)

Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.

Rajoni i Pejës

Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.

Rajoni i Gjakovës

Burimet – Opterushë dhe Zaqishtë.

Rajoni i Prizrenit
Malishevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat