Shembja e dheut shkakton kufizim të ujit në disa fshatra të Shtimes

Kosova

Shembja e dheut shkakton kufizim të ujit në disa fshatra të Shtimes

Më: 28 janar 2026 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e shembjes së dheut në ujërat nëntokësoore dhe trubullirave të shkaktuara në Shtime do të ketë furnizim të kufizuar dhe presion të ulët të ujit të pijshëm.

Furnizimi i kufizuar i ujit të pijshëm do të jetë në fshatrat Davidovc, Rashincë, Muzeqinë, Gjurkovc, Vojnovc dhe Gllavicë.

Kompania ka bërë të ditur se furnizimi do të përmirësohet menjëherë sapo shërbimet laboratorike të konstatojnë se uji është i pijshëm dhe i përshtatshëm për përdorim.

“Si pasojë e shembjes së vazhdueshme të dheut në ujërat nëntokësore dhe turbullirave të shkaktuara në Stacionin e Pompimit në Rashincë, përkatësisht nga pusi nr. 2 i këtij nënstacioni, një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Komunës së Shtimes, përkatësisht fshatrat: Davidovc, Rashincë, Muzeqinë, Gjurkovc, Vojnovc dhe Gllavicë, do të përballen sërish me furnizim të kufizuar dhe presion të ulët të ujit të pijshëm. Furnizimi do të përmirësohet menjëherë sapo shërbimet laboratorike të konstatojnë se uji është i pijshëm dhe i përshtatshëm për përdorim”, thuhet në njoftimin e Kompanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat