​Qytetarët në Prekaz: Sakrifica e familjes Jashari, simbol i lirisë së Kosovës

Kosova

​Qytetarët në Prekaz: Sakrifica e familjes Jashari, simbol i lirisë së Kosovës

Më: 5 mars 2026 Në ora: 18:17
Halil Olluri

Qytetarë të shumtë nga vise të ndryshme të Kosovës vizituan Kompleksin Memorial në Prekaz për të nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe për të përkujtuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të emocionuar, shprehën respektin dhe mirënjohjen për të rënët që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Qytetari Halil Olluri tha se Epopeja e UÇK-së ka një domethënie të jashtëzakonshme për popullin shqiptar.

Olluri: Epopeja e UÇK-së ka një domethënie të jashtëzakonshme për popullin shqiptar

“Për mua, domethënë për tërë popullin shqiptar, është domethënia më e madhe që ekziston në historinë e shqiptarëve prej kohës së Skënderbeut e këtej”, tha Olluri.

Qytetarët emocionohen dhe nuk mund t’i mbajnë lotët, kur bëhet fjalë për familjen Jashari.

“Nuk mundem me përshkru. S’kam fjalë, kam emocione.”

Ndërsa, Mehmet Haliti nga fshati Çirez i Drenicës, 85-vjeçar, tha se falë sakrificës së familjes Jashari qytetarët e Kosovës e gëzojnë lirinë.

Haliti: Falë sakrificës së familjes Jashari Kosova e gëzon lirinë

“Mehmet Haliti nga fshati Çirez i Drenicës. I kam 85 vjet. Këtu me sakrificën e Jasharëve na sot e gëzojmë lirinë.S’di çfarë të tregoj tjetër. Erdha te varrezat, edhe e hoqa kapelën, u krrusa para tyre.

Me t’u tregu drejt këta janë legjendë për mua, këta janë legjendë. Sot po e gëzojmë lirinë, po nuk po e dimë. Ne ndërmjet vete nuk po e çojmë , a po e sheh? Janë disa në pushtet që nuk vyjnë me qenë hiç, të mirët nuk janë në pushtet”, tha Haliti.

Ndërsa lidhur me propozimin që Murat Jashari të kandidohet për president , ai tha:

“ Që tash i kisha thanë zgjidhe. Po nuk bën këta me u përlye atje. Këta janë legjendë mbi legjenda”, tha Haliti.

Edhe qytetari tjetër, Xhamajl Mazreku, tha se Epopeja e UÇK-së ka një kuptim të veçantë.

“5 marsi dhe Epopeja e UÇK-së ka një ditë, një datë e veçantë për jetën time , diçka e veçantë që s’e kam pritur kurrë”, tha ai.

Vizita në Prekaz në këtë ditë, per te ka emocion te thellë dhe nuk arriti t’i mbajë lotët, duke folur me dhimbje për këtë ditë historike.

Lidhur me propozimin që Murat Jashari të kandidohet për president, Mazreku tha:

“Unë për vete nuk e kisha ndërruar Vjosën, aty në atë kuptimin, më mirë se Vjosa asgjë s’është. E këta, këta e dinë më mirë. Veç me ardhë puna nesër me fye dikush me fjalë se nuk është kollaj me qenë president”, tha Mazreku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat