​ZKA auditon procesin e përfshirjes dhe mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore

Kosova

​ZKA auditon procesin e përfshirjes dhe mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore

Më: 17 prill 2026 Në ora: 19:57
Ilustrim

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës “Përfshirja dhe mbështetja enxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore në Kosovë” për periudhën 2022-2025.

Sipas njoftimit, auditimi do të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse kanë krijuar dhe zbatuar në mënyrë efektive mekanizmat e nevojshëm për mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore.

Si dhe nëse këta mekanizma kanë ruajtur cilësinë dhe kohën efektive të të nxënit në klasë.

“Fushëveprim i këtij auditimi do të jenë: Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës, si dhe disa shkolla fillore në këto komuna.

Po ashtu pjesë e fushëveprimit mund të jetë edhe Inspektorati i Arsimit”, thuhet në komunikatë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat