“Bjeshka pa njerëz nuk mbrohet – braktiset”, protestohet në Grykën e Deçanit kundër vendimit të Ministrisë së Mjedisit

Kosova

“Bjeshka pa njerëz nuk mbrohet – braktiset”, protestohet në Grykën e Deçanit kundër vendimit të Ministrisë së Mjedisit

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 14:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorë të zonës, bjeshkatarë, guida malore, pronarë stanesh dhe operatorë turistikë kanë mbajtur një protestë simbolike kundër vendimit të Ministrisë së Mjedisit për ndalimin e transportit të materialeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Protesta  u mbajt te laura e Parkut Kombëtar në Grykën e Deçanit.

Organizatorët kanë thënë se banorët e këtyre bjeshkëve nuk janë kundër natyrës, porse janë pjesë e saj.

“Stanet tona kanë ekzistuar në këto bjeshkë prej qindra vitesh. Janë ndërtuar aty ku kanë qenë gjithmonë, të veshura me gur e dru, duke iu përshtatur ambientit dhe traditës së jetës malore”, thonë ata.

Përmes protestës ata kanë kërkuar: ruajtjen e jetës tradicionale në bjeshkë, Mundësi për mirëmbajtje të stanëve ekzistuese, mbështetje për turizmin malor dhe banorët lokale.

“Dialog dhe zgjidhje reale, jo ndalesa të përgjithshmeBjeshka pa njerëz nuk mbrohet — braktiset”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat