Gjini pas takimit me Costan: BE-ja dhe NATO janë e vetmja rrugë strategjike për Kosovën

Kosova

Gjini pas takimit me Costan: BE-ja dhe NATO janë e vetmja rrugë strategjike për Kosovën

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 16:51
Pamje nga takimi

Kryetari i Aleancës njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Ardian Gjini është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi, ka riafirmuar pozionin e palëkundur të Aleancës për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

“Për ne, Bashkimi Evropian dhe NATO mbeten adresa e vetme dhe e paalternativë strategjike. Kosova ka ende shumë detyra dhe reforma për të përmbushur në procesin e integrimit, prandaj na duhen institucione të forta dhe stabile. Vendi ynë ka humbur mjaft kohë pa institucione funksionale.

Tani, presim rezultatin e zgjedhjeve të këtij vikendi për të parë se si do të ecim përpara me një plan të qartë pune për të ardhmen”, ka shtuar Gjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat