‘Trepça’ investon qindra mijëra euro për ngarkues nëntokësorë

Kosova

‘Trepça’ investon qindra mijëra euro për ngarkues nëntokësorë

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 17:20
Fotoilustrim

Ndërmarrja publike “Trepça” SH.A. ka planifikuar të furnizohet me ngarkues të rinj nëntokësorë, të cilët do të shërbejnë për ngarkimin dhe bartjen e xehes në hapësirat nëntokësore të minierës.

Për këtë qëllim, ndërmarrja ka zhvilluar një aktivitet të prokurimit, vlera e parashikuar e të cilit ishte 690 mijë euro, raporton IndeksOnline.

Sipas të dhënave të publikuara në njoftimin për dhënie të kontratës, fitues i tenderit është shpallur kompania “Segment Kosova” SH.P.K., me ofertë në vlerë prej 688 mijë e 900 eurosh.

Në garë për këtë kontratë kanë qenë gjithsej tre operatorë ekonomikë.

Furnizimi është paraparë të realizohet përmes një marrëveshjeje kornizë me kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Kontrata është dhënë më 2 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 6 nëntor.

Përmes këtij furnizimi, Trepça synon të sigurojë pajisjet e nevojshme për procesin e ngarkimit të xehes në minierat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat