Të shtëna me armë në një aheng familjar në Vushtrri, arrestohen dy persona

Kronikë

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Vushtrri, arrestohen dy persona

Nga: bota sot Më: 9 gusht 2026 Në ora: 10:35

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Vushtrri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës 20:19, në rrugën “Daut Jashari”.

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë dhe tetë gëzhoja.

Dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë arrestuar dhe intervistuar.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit ata janë liruar në procedurë të rregullt. / BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat