Gjashtë të lënduar në një aksident në Gjakovë, vozitësi dërgohet në mbajtje

Kronikë

Gjashtë të lënduar në një aksident në Gjakovë, vozitësi dërgohet në mbajtje

Më: 21 gusht 2026 Në ora: 10:46
Fotoilustrim

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Washington” në Gjakovë.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:54, ku një vozitës dyshohet se nga pakujdesia ka goditur me veturë dy automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar gjashtë persona.

"I dyshuari dhe pesë persona tjerë (katër meshkuj dhe një femër) kanë pësuar lëndime, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë liruar”, thotë policia.

Me vendim të prokurorit, vozitësi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat