Rreth 10.5 kilogramë marihuanë janë sekuestruar të enjten gjatë një operacioni policor në fshatin Nabërgjan të Pejës, ndërsa një person është arrestuar, knëa bërë të ditur Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes, por Njësitit për Luftimin e Narkotikëve, ka dalë edhe prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka koordinuar dhe mbikëqyrur procedurat e mëtejshme.
Gjatë operacionit është arrestuar një person, i dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
I dyshuari është duke u intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nën udhëzimet e prokurorit të shtetit.
Policia ka sekuestruar gjithashtu një telefon mobil, i cili do t'u nënshtrohet procedurave të mëtejshme hetimore.
Prokuroria dhe Policia kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.