Një rast i dhunës në familje është raportuar në Vushtrri, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas e ka larguar atë nga shtëpia.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 tetor rreth orës 22:40, në Vushtrri.
Pas raportimit të rastit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar.
Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
Rasti është iniciuar si dhunë në familje, ndërsa veprimet e mëtejshme do të zhvillohen nga organet kompetente, transmeton “Bota sot”.