Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë regjistruar 32 aksidente trafiku me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.
Sipas të dhënave të Policisë, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Ndërkohë, janë shqiptuar 1 mijë e 614 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme, transmeton "Bota sot".
Sa i përket veprimeve policore, janë arrestuar 21 persona, ndërsa 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Në ndalim policor nuk është regjistruar asnjë person, kurse një person është duke vuajtur dënimin.
Statistikat e përgjithshme:
Aksidente me fatalitet: 0
Aksidente me të lënduar: 32
Aksidente me dëme materiale: 31
Tiketa trafiku të shqiptuara: 1,614
Persona të arrestuar: 21
Persona në mbajtje: 17
Persona në ndalim policor: 0
Persona në vuajtje të dënimit: 1