Matura shtetërore, Carovska: Respektoni afatet për paraqitjen e lëndëve

Maqedonia

Matura shtetërore, Carovska: Respektoni afatet për paraqitjen e lëndëve

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:37
Milla Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska konsideron që nëse provimi i maturës mbahet konform protokolleve shëndetësore i njejti do të jetë i sukseshëm, dhe me këtë do të bëhet rrumbullakimi i sukseshëm i vitit akademik.

Gjatë muajit nëntor nxënësit kanë përfunduar me dorëzimin e detyrave projektuese, thotë Carovska, e cila u bën thirrrje maturantëve ti paraqesin lëndët e provimit duke rrespektuar afatet e caktuara ligjore.

“Matura është pajisje me dituri deri në një nivel të caktuar dhe  certifikim i gjithë asaj diturie më pas. Jam e bindur që përmes  respektimit te protokolleve shëndetësore nga të gjithë bashkë, do të kemi maturë të sukseshme nëse situata me pandeminë vazhdon të jetë e tillë siç është për momentin, por në pajtim me afatet ligjore ata duhet ti paraqesin lëndët.

Detyrat projektuese nxënësit i kanë paraqitur qysh në mujain nëntor, andaj konsideroj që do të kemi një maturë të sukseshme, gjithshtu edhe një vit të përfunduar me sukses.”, tha Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat