Bekteshi: Po shqyrtohen masa shtesë për të mbështetur sektorin e hotelierisë

Maqedonia

Bekteshi: Po shqyrtohen masa shtesë për të mbështetur sektorin e hotelierisë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:59
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi deklaroi sot se janë duke u shqyrtuar masat shtesë në drejtimin për të mbështetur sektorin e hotelierisë pas vendimit të fundit për të shkurtuar orarin e punës deri në ora 18:00.

“Ne tashmë kemi filluar të bëjmë analiza shtesë se sa do të zgjasë kjo masë dhe nëse do të ketë nevojë për të vazhduar apo jo. Sigurisht, në fillim të vitit të ardhshëm do të shqyrtojmë masa shtesë që do t’i referohen mbështetjes së sektorit të hotelierisë, duke pasur parasysh që e kemi bërë më parë me të gjitha aktivitetet që ishin mbyllur nga Qeveria ose u është shkurtuar orari i punës”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp.

Vendimi më i ri i Qeverisë për punën me kohë të shkurtuar, siç theksoi ai, do të zbatohet edhe për objektet e hotelierisë brenda kazinove dhe bastoreve.

“Të gjitha objektet e hotelierisë brenda kazinove, bastoreve dhe automatë klubeve nuk do të mund të veprojnë në përputhje me vendimin e fundit të marrë nga Qeveria. Në çdo objekt ku shërbehen ushqime, pije dhe të ngjashme, kjo masë duhet të respektohet, e cila vlen për të gjithë”, tha Bekteshi.

Tani për tani, siç theksoi ai, nuk po merren parasysh masa më rigoroze në aktivitetet e tjera.

Lidhur me abuzimet e ndihmës financiare të siguruar nga Qeveria, e kryer nga punëdhënësit, Bekteshi i bëri thirrje Drejtorisë së të Ardhurave Publike që të ngrejë padi penale kundër atyre që kanë kryer abuzime. Sipas tij, ekzistojnë mekanizma për të parandaluar dukuri të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat