Maqedoni, karantinë gjatë fundjavës nuk do të ketë, KSI sërish do të mbajë mbledhje

Maqedonia

Maqedoni, karantinë gjatë fundjavës nuk do të ketë, KSI sërish do të mbajë mbledhje

Më: 25 mars 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme ose nesër Komisioni për Sëmundje Infektive do të mbajë takim, në të cilin do të analizojë gjendjen me pandeminë COVID-19 në vend.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se mund të propozohen masa të reja më të ashpra, për parandalimin e koronavirusit.

“Mbledhja do të mbahet sot ose më së voni nesër. Nuk e përjashtojmë mundësinë të ketë masa të reja, më të ashpra, pas analizës së gjendjes epidemiologjike. Çfarë masash do të rekomandohen, qytetarët do të jenë të informuar në kohë. Nuk do të ndodh sot për nesër të miratohen masat, do të ketë kohë të mjaftueshme për qytetarët të përgatiten. Karantinë në fundjavë ose mbyllje për kohë më të gjatë, për momentin nuk parashihet”, thonë nga MSH për “A1on”.

Javën e kaluar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se mund të ketë masa të reja nëse rritet numri i të infektuarve.

Ndryshe, MSH sot njoftoi se ka edhe rreth 270 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19 në të gjithë shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat