Fitorja e Distria Krasniqit, Ziadin Sela: Faleminderit nga zemra, që na bëni krenarë!

Maqedonia

Fitorja e Distria Krasniqit, Ziadin Sela: Faleminderit nga zemra, që na bëni krenarë!

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 13:50
Distria Krasniqi

Triumfit të xhudistes nga Kosova në Lojërat Olimpike Tokio 2021, Distria Krasniqit i është gëzuar lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, Sela ka falënderuar Distrinë, për siç thotë, sepse bëri krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë.

“URIME, DISTRIA E ARTË!

Distria Krasniqi sot bëri krenarë tërë kombin shqiptarë dhe ngriti në piadestal Republikën e Kosovës.

Me medaljen e parë të artë në Lojrat Olimpike në Tokio dhe të dytin me radhë, Distria dëshmoi se puna dhe përkushtimi i çdo individi, sjellin nder të madh për kombin dhe vendin.

Urime dhe suksese pa fund vashave e djemve tanë! Faleminderit nga zemra, që na bëni krenarë, neve shqiptarëve kudo që jemi”, shkroi Sela.

Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar medaljen e artë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat