Qindra qytetarë me të vjella, diarre dhe dhimbje koke, simptoma të Delta-s apo virozë e stinës?

Maqedonia

Qindra qytetarë me të vjella, diarre dhe dhimbje koke, simptoma të Delta-s apo virozë e stinës?

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Me dhjetëra pacientë çdo ditë ankohen për molisje, të vjella e diarre. Ata që kanë këto simptome druajnë se mos janë të infektuar me virusin korona, por mjeku Sedat Lumani thotë se për çdo pacient pasqyra klinike është individuale.

“Shpeshherë mund të përzihet me simptomat e virusit korona ose Kovid-19, që përveç simptomave të ftohjes ose të gripit, si teshtitje, kollitje, humbje oreksi, humbje të nuhaturit, dhimbje të kockave të trupit, paraqitet edhe barkqitja që rrallë herë është edhe të korona mirëpo si simptom i izoluar kur flasim për infeksione gastrointestinale të cilët janë tipike për këtë sezon”, deklaroi Lumani.

Faktori kryesor për këto pasoja në shëndet, sipas mjekut Lumani, janë moti i nxehtë dhe ushqimi i prishur.

“Sidomos kur rriten temperaturat që janë enorme mundësohet që mikroorganizmat qoftë viruset, qoftë bakteret të shumohen në kushte normale që i ofron temperatura. Faktori tjetër është moskujdesi i prodhuesve dhe shitësve dhe konsumimi i baktereve ushqyese. Për këtë mund të paraqiten infeksione bakteriale në sistemin gastrointestinal ose të tretjes së ushqimit që manifestohet me të vjella, barkqitje me dhimbje, temperaturë, molisje të cilat ndonjëherë mund të evitohen me terapi simptomatike por ndonjëherë duhet të jepet terapi kauzale, d.m.th të kërkohet ndihma e mjekut”, sqaroi më tej ai.

Sipas mjekëve, nga qëndrimi në diell për një kohë të gjatë mund të vijë deri te dehidratimi i organizmit, e pastaj vijnë ngërçet, vjellje, çrregullime të stomakut, skuqje dhe djegie të lëkurës. Autoritetet shëndetësore apelojnë që në këto ditë me temperatura përvëluese qytetarët të shmangin daljen e panevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat