MSH: 30 denarë në çdo pacient për mjekun e familjeskur të arrij vaksinim prej 70% të pacientëve

Maqedonia

MSH: 30 denarë në çdo pacient për mjekun e familjeskur të arrij vaksinim prej 70% të pacientëve

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 19:16
MSH: 30 denarë në çdo pacient për mjekun e familjeskur të arrij vaksinim prej 70% të pacientëve

Propozimi i ri i Ministrisë së Shëndetësisë për ngritjen e vetëdijes për vaksinimin kundër Covid-19 është që mjeku i familjes të shpërblehet me 30 denarë për pacient nga numri i përgjithshëm i pacientëve të regjistruar tek ai, pasi të tejkalojë 70% të vaksinimeve nga numri i përgjithshëm i pacientëve.

Qeveria në seancën e 25 nëntorit nuk ka marrë vendim për propozimin e Komisionit për sëmundje infektive për vaksinimin e obligueshëm të punëtorëve shëndetësorë dhe rekomandim për imunizimin e sektorit publik dhe privat dhe ka kërkuar nga Komisioni analiza shtesë dhe studime krahasuese për masat e propozuara dhe propozime për masa shtesë për nxitjen e vaksinimit masiv.

Sa i përket masave të mëparshme që kemi diskutuar me Qeverinë, jam i vetëdijshëm se këto janë një nga masat më të vështira sepse prekin një fushë në të cilën nuk kemi pasur masa deri më tani, e ajo është marrëdhënia e punës dhe vendi i punës. Prandaj, konkluduam se duhet të hetojmë më tej nëse do të ketë disa masa të ngjashme që nuk do të jenë aq serioze, të rrezikojnë vendin e punës dhe nga ana tjetër do të jenë stimulime për vaksinim. Të martën do t’i propozojmë Qeverisë një masë të re, stimulim të veçantë për mjekët e familjes që të stimulohen financiarisht.” tha sot Filipçe.

Deri më 26 nëntor gjithsej 828,770 qytetarë kanë marrë dozën e parë, me dy doza janë vaksinuar 794,666 qytetarë dhe dozën e tretë e kanë marrë 70,937 qytetarë.

57% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar me dy doza dhe 33% e popullsisë së moshës nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Me një dozë vaksine është vaksinuar 58% e popullsisë së rritur dhe me dy doza janë vaksinuar 47% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 38% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.

Sipas të dhënave nga 24 orët e fundit, në vend u regjistruan 436 raste të reja me Covid-19 nga 3,447 testime të kryera ndërsa15 persona u regjistruan të vdekur. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.465.204 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 214.676, numri i të shëruarve është 198.755, numri i të vdekurve është 7.528 dhe numri i rasteve aktive është 8.393.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat