Ende nuk dihet nëse Zaev do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit

Maqedonia

Ende nuk dihet nëse Zaev do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 18:00
Zoran Zaev

Kryeministri Zaev nuk ka përgjigje konkrete nëse do të tërhiqet nga pozita e kryeministrit ose do ta dëgjojë partnerin e koalicionit BDI që ta përfundojë mandatin deri në vitin 2024.

Zaev thotë se e gjithë kjo varret nga bisedimet me Alternativën dhe Bullgarinë.

“Së pari duhet të përfundojnë bisedimet për shumicën parlamentare me Alternativë”, tha Zaev për TV Telma.

Sipas Zaev, Alternativa do të hynte në qveri për të siguruar shumicë stabile për shkak të fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Ndryshe, ministri Zaev i bëri thirrje Zaevit të mos japë dorëheqje nga pozita e kryeministri për të mos u rrezikuar proceset eurointegruese dhe shteti të hyjë në probleme të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat