Gjobiten 169 shoferë në Shkup, 49 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Gjobiten 169 shoferë në Shkup, 49 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Gjatë kontrolleve të përforcuara të veprimit në fushën e komunikacionit, ditën e djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 169 masa, ndër të cilat 49 për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 15 për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi dhe shtatë për shfrytëzimin e celularit.

Siç informon MPB-ja, janë shqiptuar edhe 19 masa për kundërvajtje që i bëjnë shoferët e motoçikletave, pesë masa për mos shfrytëzimin e rripit të sigurimit, si dhe shtatë për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

“Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë.

Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat në komunikacion për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, shtohet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat