Deri më 15 shtator, të gjitha automjetet zyrtare duhet të kenë targa me ngjyrë

Maqedonia

Deri më 15 shtator, të gjitha automjetet zyrtare duhet të kenë targa me ngjyrë

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë kanë obligim që më së voni deri më 15 shtator të vitit 2025, t’i zëvendësojnë targat e automjeteve zyrtare me targa të reja speciale, me ngjyrë.

Nga Qeveria thonë se me vendimin e sotëm, rritet transparenca.

“Qeveria, në seancën e saj të 97-të të mbajtur sot, mori vendim që të gjitha institucionet shtetërore të ndryshojnë targat e automjeteve zyrtare me targat e reja me ngjyrë, më së voni deri më 15 shtator 2025.

Ky vendim është një tjetër premtim i realizuar ndaj qytetarëve, me qëllim rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe dhënien fund të keqpërdorimeve që kanë qenë praktikë në të kaluarën”, thonë nga Qeveria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat