Mbahet Kampionati Individual U21 i Kosovës në pingpong

Sporti

Mbahet Kampionati Individual U21 i Kosovës në pingpong

Më: 22 mars 2021 Në ora: 13:10
Kampionati Individual U21 i Kosovës në pingpong

Federata e Pingpongut e Kosovës te shtunën më 20 03 2021 ne Ferizaj organizoi Kampionatin Individual U21 të Kosovës në Pingpong kategoria e femrave dhe meshkujve.

Interesimi i pingpongistëve për pjesëmarrje ishte shumë i madh , mirëpo për arsye të respektimit të masave anticovid FPPK vendosi që gara të zhvillohet me sistem eliminimi.

Pati shumë ndeshje interesante në të dy kategoritë por në fund favoritët nuk lejuan befasi.

Në kategorinë e femrave rezultatet ishin këto:

1 Alma Mehmeti

2 Shega Hashani

3 Loresa Imeri

3 Bjondina Hasani

Në kategorinë e meshkujve ishin këto rezultate:

1 Kreshnik Mahmuti

2 Fati Karabaxhaku

3.Aulon Bivolaku

3 Blend Hajdari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat