Lojërat Olimpike, Kina vazhdon të prijë në listën e medaljeve të fituara

Sporti

Lojërat Olimpike, Kina vazhdon të prijë në listën e medaljeve të fituara

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Garuesit kinez po dominojnë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në përmbylljen e Lojërave Olimpike.

Kina me garuesit e saj po vazhdon të prijë në listën e medaljeve të fituara deri tani.

Kinezët kanë arritur të fitojnë 36 medalje të arta, 26 të argjendta dhe 17 të bronzta.

Vendin e dytë e zënë amerikanët që kanë 31 medalje të arta, 36 të argjendta dhe 31 të bronzta.

Podiumi mbyllet nga organizatori Japonia që ka 24 të arta, 11 të argjendta dhe 16 të bronzta.

Edhe Kosova ka lënë gjurmët e saj në këtë Olimpiadë pasi aktualisht zë vendin e 37 në listë, falë dy medaljeve të arta të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Lista e plotë e shteteve me më së shumti medalje të fituara në “Tokyo 2020”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat