Katarina, serbe e Kosovës, kalon pushimet në Shqipëri, habit me një postim

Sporti

Katarina, serbe e Kosovës, kalon pushimet në Shqipëri, habit me një postim

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2022 Në ora: 19:06
Katarina

Nuk është e panjohur në Kosovë. Është Katarina Axhanxhiq, serbe që jeton në Mitrovicë, por në vitet e pasluftës është serbja e parë që i njohu institucionet e Kosovës, përkatësisht me votat e delegatëve shqiptarë u zgjodh nënkryetare e Federatës së Boksit të Kosovës.  

Katarina pushimet i kaloi në plazhet shqiptare dhe ajo në profilin e saj ka postuar shumë fotografi të qyteteve me kultura historike shqiptare.

Katarina tha se është e fascinuar për pritjen nga shqiptarët. Ajo shkroi edhe në profilin e saj, duke lavdëruar qytetet Ksamilin, Sarandën dhe Beratin.   

Image

Postimi i Katarinës

“Det magjeps, mikpritja e këndshme dhe të sjellshëm. 

Ksamili është një qytet i mrekullueshëm, ujë i pastër.

Image

Foto e Katarinës

Sot erdha në shtëpi në Mitrovicë 

Image

Isha atje gjithë javën e kaluar”, tregon Katarina. Ajo thotë se i pëlqejnë shumë vendet dhe plazhe në Shqipëri, sidomos Ksamili.

“Unë jam origjinale e Kosovës”, thotë Katarina.

Image

Katarina

Duhet theksuar se ajo në vitin 2002 mori 23 vota kur u zgjodh nënkryetare e federatës, duke e mundur një kundërkandidat shqiptar.

Image

Në atëkohë, kryetar i ri ishte zgjedhur Ramadan Selimi! Katarina për disa vite shërbeu në boksin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat