26-vjeçari thyen rekordin botëror të zhytjes së thellë

Sporti

26-vjeçari thyen rekordin botëror të zhytjes së thellë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 22:04
Arnaud Jerald

Një zhytës i lirë francez theu rekordin botëror të zhytjes më të thellë teksa zbriti në një thellësi prej 120 metrash me dy pendë.

Arnaud Jerald-it iu deshën 3 minuta e 34 sekonda për të përfunduar zhytjen, gjatë konkursit vjetor “Vertical Blue” në Bahamas, shkruan BBC.

Po ashtu kjo është hera e shtatë që 26-vjeçari thyen rekordin botëror në karrierën e tij.

“Vertical Blue” është një garë e përvitshme që zhvillohet në Bahamas.

Aty sportistët mund të zhyten deri në 6 herë për çdo disiplinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat