Ky është Faruku me nuse para 28 viteve, dikur me sport sot me politikë!

Sporti

Ky është Faruku me nuse para 28 viteve, dikur me sport sot me politikë!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2022 Në ora: 20:08
Faruk Mujka kur u martua para 28 viteve

Dikur vraponte pas sportit, kontriboi një kohë në klubin e hendbollit Trepça të Mitrovicës, pastaj si anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. 

Me kalimin e kohës kalon në politikë, duke u zhveshur tërësisht nga hendbolli përkatësisht sporti. 

I përvishet kryekëput politikës, është anëtar i partisë Vetëvendosja!

Image

Faruk Mujka me grua në ditët e sotme

Faruk Mujka, si gjithmonë njihet për qetësi e maturi, por edhe për guxim.

Ai ka postuar dy fotografi interesante, një të kohës kur u martua para 28 viteve dhe të kohës së sotme. 

Është krenar për bashkëshorten dhe familjen e mrekullueshme që ka.

Pesë vjet ka qenë nënkryetar i komunës së Mitrovicës, tani është asambleist në Kuvend komunal.

Njihet si njeri i fjalës, ndërsa komuniteti të hendbollit i mungon shumë, sidomos FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat