Blendi Hajdari dhe Lenë Osmani kampion individual të Kosovës për U19

Sporti

Blendi Hajdari dhe Lenë Osmani kampion individual të Kosovës për U19

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 20:35
Pamje nga garat

Me 25 shkurt në ambientet e shkëlqyera të gjimnazit Bedri Pejani në Pejë, në bashkëorganizim me klubet e pingpongut nga Peja, FPPK-ja ka organizuar kampionatin e parë individuale për këtë vit, e që ishte për grupmoshën U19, sa për rikujtim gjatë vitit organizohen kampionatet individuale edhe për grupmoshat U9, U11, U13, U15, U17, U21, Senior dhe Veteran.

Numri maksimal i klubeve të regjistruara në FPPK për vitin 2024, gjithsej 50 klube, ishe pasqyrë edhe e numrit të madhe të sportistëve të paraqitur për këtë kampionat, rreth 130, në të cilin secili sportist i paraqitur dha maksimumin për paraqitje sa më të mirë, e nga kjo rezultuan edhe shumë ndeshje të baraspeshuara, ku vlen të përmendet ajo ndërmjet Arti Karabaxhakut e Ibrahim Malokut, njëri me stil sulmuesi e tjetri më stil të mbrojtësi, e të cilin e fitoi Arti edhe pse ishte në disavantash me rezultat 0:2; 7:9, e po ashtu paraqitje të mirë pati edhe Amant Sejdiu ndaj Blendi Hajdarit, i cili i pati 5 set poen për të barazuar rezultatin në 2:2, por Blendi e ruajti gjakftohtësinë.

Në gjysmëfinalen e parë u takuan Blendi Hajdari dhe Rinim Osmani i cili pati paraqitje mjaft të mirë gjatë këtij kampioanti, ai befasoi Anes Behlulin në të 16-ën e finales, mirëpo Blendi nuk lejon befasi dhe fitoi ndeshjen me 3:0 në sete.

Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Adriatik Maloku dhe Eron Karabaxhaku që po ashtu pati paraqitje shumë të mirë, ai pos sportistëve tjerë befasoi edhe Eren Kaqanikun në të 8-ën e finales, por Adriatiku nuk lejoj befasi duke fituar ndeshjen me 3:0.

Në finale Blendi dhe Adriatiku treguan lojë të fortë, madje Adriatiku fitoj edhe një set ndaj Blendit por në fund Kampion për vitin e dytë radhazi u shpall Blendi Hajdari.

Edhe tek vajzat pat shumë ndeshje të forta, por favoritet nuk lejuan befasi. Në gjysmëfinalen e parë Lene Osmani fitoi me 3:0 ndaj Taibe Rulit, e po ashtu edhe në gjysmëfinalen e dytë Shega Hashani ndaj Jona Hashanit.

Finalja ishte shumë e baraspeshuar ndërmjet Lenës dhe Shegës, në fund me rezultat të ngushtë 3:2 kampione edhe këtë vit u shpall Lenë Osmani.

U organizuan edhe garat e çifteve për meshkuj (38 çifte), çifteve të femra (15 çifte) dhe çifteve të përziera (23 çifte)

Fituesit:

Çiftet meshkuj

1. Adriatik Maloku / Blend Hajdari

2. Arti Karabaxhaku / Enes Domaniku

3. Anes Behluli / Endri Reka

3. Eris Prokupla / Gent Bardiqi

 

Çiftet femra

1. Lenë Osmani Taibe Ruli

2. Edolinda Alimehaj / Maxhire Sojeva

3. Donika Dema / Olta Vishaj

3. Jona Hashani / Sara Hoxha

 

Çiftet e përziera

1. Blend Hajdari / Taibe Ruli

2. Ibrahim Maloku / Edolinda Alimehaj

3. Amant Sejdiu / Maxhire Sojeva

3. Enes Domaniku / Anisa Domaniku

Image
Pamje nga garat
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat