Maqedonia me katër mundës në Kampionatin Evropianin U23 në Shqipëri

Sporti

Maqedonia me katër mundës në Kampionatin Evropianin U23 në Shqipëri

Më: 7 mars 2025 Në ora: 15:22
Mundësit e përfaqësueses së Maqedonisë

Mundësit e përfaqësueses së Maqedonisë, me sukses mbyllën përgatitjet në prag të Kampionatit Evropian U23, i cili do të zhvillohet në Tiranë të Shqipërisë.

Trajneri Abaz Emini beson se nga 2 mundës të Maqedonisë,  mund të pritet që të arkëtojnë edhe medalje nga ky event, por qëllimi kryesor mbetet pjesëmarrja na Evropianin e seniorëve, që do të zhvillohet në Bratisllavë. 

Përfaqësuesja e Maqedonisë në mundje kreu përgatitjet dhe nga sot është pjesë e Kampionatit Evropian U23, i cili do të zhvillohet në Tiranë të Shqipërisë.

Ekspedita e përbërë nga mundësit Stefan Sterjov, Besir Alili, Muhamed Feruku dhe Rexhep Hajdari, nën kujdesin e trajnerit Abaz Eminit dhe ndihmësit Rijad Rexhepi, sot në mëngjes u drejtuan kah kryeqendra e Shqipërisë.

Trajneri Emini beson se mundësit janë të përgatitur mirë dhe se në këtë turne pritet që të dëshmojnë kualitetin, për të arkëtuar ndonjë nga medaljet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat