Mateo Kovaçiç mund të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa si destinacion i mundshëm përmendet gjiganti turk Fenerbahçe.
Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli e ka përfshirë mesfushorin kroat në listën e përforcimeve të dëshiruara dhe pritet të kontaktojë Manchester Cityn për të shqyrtuar mundësinë e transferimit.
Kovaçiç këtë sezon ka marrë shumë më pak minuta në dispozicion. Ai ka zhvilluar tetë ndeshje në të gjitha garat, me gjithsej 373 minuta lojë.
Situata e kroatit është komplikuar edhe më shumë nga konkurrenca në mesfushën e Cityt, ku janë afruar Enzo Fernández, Elliot Anderson dhe Ayyoub Bouaddi.
Kovaçiç ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2027, prandaj klubi anglez do të kërkonte një dëmshpërblim në rast të shitjes së tij gjatë janarit.
Përveç Fenerbahçes, Kovaçiç është përfolur edhe për një rikthim te Interi, ndërsa interesim për të kanë shfaqur gjithashtu Juventusi, Aston Villa dhe Nottingham Forest.
Mesfushori kroat iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2023, duke ardhur nga Chelsea për rreth 29 milionë euro. Me Cityn arriti të fitojë edhe titullin e kampionit të Anglisë.
Pavarësisht minutazhit të reduktuar në klub, Kovaçiç vazhdon të jetë një futbollist i rëndësishëm për kombëtaren e Kroacisë.
Deri më tani nuk ka negociata të konfirmuara apo ofertë zyrtare, por Fenerbahçe po e ndjek me interes situatën e mesfushorit kroat.