Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë olimpike në Obiliq

Sporti

Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë olimpike në Obiliq

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 15:32
Pamje

Lajm i mirë për komunën e Obliqit.

Sot është vënë gurthemeli i pishinës gjysmë olimpike.

Lajmi konfirmohet nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi. 

“Sot, së bashku me Drejtorin e Infrastrukturës Lokale dhe Drejtoreshën e ShFMU “Dr. Ibrahim Rugova”, vumë gurthemelin e pishinës gjysmë olimpike në Obiliq, një projekt shumë i rëndësishëm për komunën tonë, për sportin dhe të rinjtë tanë.

Ky projekt do t’u japë mundësi fëmijëve, të rinjve dhe sportistëve të zhvillojnë aftësitë e tyre të notit, duke i hapur rrugën organizimit të aktiviteteve sportive dhe garave në nivel lokal e më gjerë.

Edhe një projekt madhor po i shtohet qytetit të Obiliqit”, ka thënë Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat