Denat Makolli shpallet kampion në turneun ndërkombëtar "Herceg Novi Open" në Igalo të Malit të Zi.
Një tjetër sukses për pingpongun kosovar vjen nga Igallo, ku talenti i ri Denat Makolli ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Herceg Novi Open”, duke u shpallur kampion në kategorinë U11.
“Turneu, i cili mblodhi pjesëmarrës nga disa shtete të rajonit, ofroi duele të forta dhe emocionuese, por Denati tregoi dominim të plotë gjatë gjithë garës. Në finalen e madhe, ai u përball me pingpongistin vendas Urosh nga Mali i Zi, duke e mposhtur dhe siguruar trofeun e kampionit.
Ky triumf është dëshmi e përkushtimit të Denatit dhe punës së palodhshme në sallën e stërvitjes, si dhe motiv shtesë për të vazhduar rrugën drejt sukseseve të reja ndërkombëtare.
Urime Denatit për këtë arritje të merituar – e ardhmja e pingpongut është në duar të sigurta!”, njofton Kastriot Orana, kryetar i KPP Priping.