Legjenda e gazetarisë, Gani Kosumi, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Gani Kosumi është hero i gjallë i gjeneratës së sakrificës, i cili me aparatin e tij ka faktuar terrorin serb ndaj sportistëve shqiptarë të Kosovës.
“Urime 30 vjetori i Gazetës "Bota sot".
Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, ju përcjellim urimet më të përzemërta për 30-vjetorin e themelimit të gazetës suaj – një gur themeli i pavarësisë së shtypit shqiptar dhe një zë i qëndrueshëm i të vërtetës në kohë sfidash të mëdha.
Për tre dekada, "Bota sot" ka dëshmuar përkushtim, guxim dhe profesionalizëm në informimin objektiv të opinionit publik, duke ndikuar në zhvillimin demokratik të shoqërisë dhe duke mbajtur gjallë frymën kombëtare në hapësirat shqiptare dhe në diasporë.
Ju urojmë edhe shumë vite të tjera suksesi, ndikimi dhe besnikërie ndaj misionit tuaj fisnik për informim të drejtë, edukim dhe mbrojtje të vlerave kombëtare e demokratike”, ka uruar Kosumi.