Kosovë – Shqipëri, një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të mundjes 

Sporti

Kosovë – Shqipëri, një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të mundjes 

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 17:14
Sahit Prizreni e Naiim Muja

Federata e Mundjes e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë bërë hap të madh në lidhjen e bashkëpunimit mes vete!

Ky është një sinjal për të ardhmen më të mirë të mundjes.

Kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, shprehet i kënaqur me këtë arritje bashkëpunimi me homologun e tij, Sahit Prizreni. 

“Sot në Tiranë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Mundjes dhe Federatës së Mundjes së Kosovës, përfaqësuar nga Sahit Prizereni kryetar i FSHM dhe Naim Muja kryetar i FMK- se.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është forcimi i bashkëpunimit profesional përmes trajnimeve, ushtrimeve dhe garave të përbashkëta, si dhe shkëmbimit të eksperiencave mes dy federatave.

Një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të sportit të mundjes shqiptare!”, thuhet nga FMK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat