Gjak në akull, Kamila Sellier e Polonisë shpëton për mrekulli

Sporti

Gjak në akull, Kamila Sellier e Polonisë shpëton për mrekulli

Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 11:40
Pamje

Lojrat Olimpike Dimërore kanë treguar gjatë këtyre ditëve të dy anët e medaljes.

Një sportist përveç gëzimit apo dëshpërimit përjeton edhe tragjedi. Shumë pranë një të tille i shkoi mbrëmjen e kaluar skiatorja polake Kamila Sellier.

25-vjeçarja për pak sa nuk humbi shikimin në njërin sy pas një aksidienti të pafat gjatë garës së 1500m në “Milano Ice Skating Arena”.

Patinat e njërën prej rivaleve e goditën në fytyrë polaken, e cila pasi humbi syzet pësoi një prerje të thellë në mollzën e majtë.

Sipas një zëdhënësi të Komitetit Olimpik Polak skiatorja u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat