Arlind Lamaxhema përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian 

Sporti

Arlind Lamaxhema përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian 

Më: 10 korrik 2026 Në ora: 20:19
Arlind Lamaxhema

Federata e Pingpongut e Kosovës ka bërë të ditur se gjyqtari ynë i ri, Arlind Lamaxhema, po përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian për të Rinj, i cili po zhvillohet në Porto të Portugalisë.

“Përzgjedhja e Arlindit për të gjykuar në këtë kampionat është një vlerësim për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin që ai ka treguar gjatë angazhimit të tij si gjyqtar.

Si një nga gjyqtarët e rinj më premtues të Federatës së Pingpongut të Kosovës, Arlindi përfaqëson me dinjitet jo vetëm veten, por edhe zhvillimin e gjyqtarisë në vendin tonë.

Federata e Pingpongut e Kosovës i uron Arlindit suksese në këtë angazhim dhe është e bindur se ai do ta përfaqësojë Kosovën me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim”, - ka njoftuar FPPK..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat