Paraqitje dinjitoze e Kombëtares së Kosovës, fitojnë tri medalje në Kupën Botërore

Sporti

Paraqitje dinjitoze e Kombëtares së Kosovës, fitojnë tri medalje në Kupën Botërore

Më: 28 gusht 2026 Në ora: 21:21
Fatmir Makolli me garuesit

Sot, Kombëtarja e Kosovës në kick-box bëri një paraqitje dinjitoze në Kupën Botërore që po mbahet në Hungari, ku garuesit tanë u paraqitën mjaft mirë dhe arritën rezultate të kënaqshme.

Paraqitje të mirë pati Edmond Sallahu, i cili e fitoi meçin e parë, ndërsa në luftën për medalje pësoi humbje.

Humbje në meçet e tyre pësuan edhe Gëzim Morina, Diar Mjekiqi, Artor Mehmeti dhe Venasa Pefqeli, e cila u eliminua në meçin e parë.

Ndërkohë, Nart Mehmeti shënoi fitore në meçin e parë me ndërprerje dhe siguroi medaljen e bronztë.

Medalje të bronzta siguruan gjithashtu Taulant Salihu dhe Hilmi Xhata, duke e bërë edhe më të suksesshme paraqitjen e ekipit kosovar.

Nesër, pesë garues të tjerë të Kosovës do t'i zhvillojnë meçet e tyre të para.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat