Kosova garon sot në karate, hendboll dhe atletikë në Lojërat Mesdhetare

Sporti

Kosova garon sot në karate, hendboll dhe atletikë në Lojërat Mesdhetare

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 09:02
Fotoilustrim

Përfaqësuesit e Kosovës do të jenë sot të angazhuar në tri sporte në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Garat për Kosovën nisin në orën 09:00 me karate, ku do të paraqiten Albulena Gërvalla, Qëndresa Ibrahimi, Islam Selmani, Elmedin Istogu, Vlera Qerimi dhe Betim Maliqi. Garat zhvillohen në Karol Wojtyla Sport Hall.

Në orën 15:00, përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për vajza përballet me Maqedoninë e Veriut, në Fassano Sport Hall.

Ndërsa në orën 17:15, në atletikë do të garojë Muhamet Ramadani, në Salinella G. Valente.

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” po zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator, me Kosovën pjesë e garave në disa sporte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat