Andi Lila dhe basti i fituar në Serinë A

Sporti

Andi Lila dhe basti i fituar në Serinë A

Më: 4 prill 2015 Në ora: 20:29

Në një sezon që mund të kishte qenë më i errëti në karrierën e tij, Lila mundi të kthejë drejt vetes projektorët.

Andi Lila në janar të këtij viti nisi një aventurë të re në Serie A duke lënë Janinën për Parmën. Italia ishte një ëndërr e hershme e tij por dhe një mundësi e artë për një futbollist, që karrierën e tij e ka ndërtuar mbi punën dhe vullnetin. Situata te Parma nuk ishte ndër më të mirat në planin financiar por dëshira për t’u shfaqur në vitrinën kryesore ihte e madhe. Dëmtimi i pësuar që në minutat e para të ndeshjes së Kupës me Kaljarin ngjasuan si një mallkim për të, ashtu si dhe zgjedhja e Parmës, që brenda pak muajsh falimentoi dhe qëndrimi në Serie A dhe vitin e ardhshëm nuk është më thjesht cështje rezultatesh. Cdo futbollist në të tilla kushte do ishte dorëzuar, por jo Andi, që një situatë të tillë e ktheu në favor duke shfrytëzuar vitrinën e Serisë A, për veten por dhe për Parmën, për të treguar se shpirti i një skuadre të madhe në historinë e futbollit Italian mund të pasqyrohet dhe në këmbnguljen dhe këmbët e një shqiptari. Goli me Sasuolon ishte i pari për të në kampionat, dhe gjesti me shqiponjën ishte një shenjë e qartë se për kë ishte dedikimi i tij. Me Torinon në një derbi shqiptar me Bashën, gjithashtu shfaqet ndër më të mirët në fushë për emilianët, duke krijuar të gjithë aksionet e rrezikshme të verdhebluve, përpara se për të vijë dhe goli që cdo futbollist në Shqipëri e ëndërron një ditë, ai në “San Siro”.

Festa ishte sërish me shqiponjën dykrenare, një tregues që Andi dhe në momente të tilla lavdije nuk i harron kurrë rrënjët e tij. Në fund Parma barazoi dhe goli i Andi Lilës ishte jo vetëm treguesi I një skuadre që nuk kërkon të dorëzohet deri në fund por gjithashtu dhe një shëmbëlltyrë e karakterit të Lilës, që në një sezon që mund të kishte qenë më I errëti në karrierën e tij, mundi të kthejë drejt vetes projektorët. Deri tani, mbrojtësi i kombëtares e ka fituar në më shumë se një rast bastin e tij në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat