Kosova U17 e luan ndeshjen e parë kualifikuese

Hendboll

Kosova U17 e luan ndeshjen e parë kualifikuese

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 20:55
Hendbollistet e Kosovës U17

Hendbollistet e Kosovës U17 të premten e kanë luajtur ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2027. Në Shkup, Kombëtarja jonë u përball me Maqedoninë e Veriut .

Ndeshja përfundoi 28:22 në të mirë të Maqedonisë së Veriut. Vajzat tona u angazhuan dhe në shumë etapa të ndeshjes ishin rivale të barabarta.

Natyra Arifi dhe Samanda Konjuhaj i shënuan nga pesë gola për Kosovën U17.

Eliza Shabani dhe Elda Hergaja i kishin nga katër.

Nesër prej orës 16:00 është ndeshja me Greqinë. Në grup është edhe Lituania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat