Këngëtarja e njohur nuk i ndal ushtrimet as në ditët e fundit të shtatzënisë

Bota e Yjeve

Këngëtarja e njohur nuk i ndal ushtrimet as në ditët e fundit të shtatzënisë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:17
Kelly Rowland

Kelly Rowland po vazhdon ushtrimet ani pse iu afrua data e lindjes.

Kelly Rowland është ende duke u djersitur në palestër, edhe pse në muajin e nëntë të shtatzënisë, shkruan Page Six.

Të mërkurën, nëna e ardhshme, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me burrin Tim Weatherspoon,  filmoi stërvitjen e saj të fundit në Instagram me trajneren Rebecca Broxterman.

“Çfarë po pret kjo foshnjë?” ishte mbishkrimi që Rowland ia la videos së saj, teksa shihej bërë squats.

Image

E me veshje sportive, Rowland, 39 vjeç, gjithashtu shihet duke bërë tjera në një video të veçantë të regjistruar nga Broxterman.

“Ajo është ende shtatzënë, kështu që ne jemi ende duke punuar”, shkroi Broxterman.

Image

Rowland njoftoi shtatzëninë e saj vjeshtën e kaluar në historinë e saj të kopertinës së “Women’s Health”.

Rowland dhe Witherspoon janë martuar që nga viti 2014 dhe kanë një djalë 6-vjeçar, Titan Jewell. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat