Heerenveen barazon duke iu falënderuar asistimit të reprezentuesit të Kosovës 

Futboll

Heerenveen barazon duke iu falënderuar asistimit të reprezentuesit të Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 22:23
Heerenveen barazon duke iu falënderuar asistimit të reprezentuesit të Kosovës 

Heerenveen barazon duke iu falënderuar asistimit të reprezentuesit të Kosovës, Ibrahim Dresheviq.

Ai ka qenë ndër më të mirët në fushë dhe e ndihmoi Heerenveenin, që të kthehet me një pikë nga dueli me Den Haag, në kuadër të javës së 10-të të elitës së futbollit holandez. 

Në minutën e 13-të, Philipp kali në epërsi vendasit, por nuk vonoi as tre minuta (16'), Ibrahim Dresheviq për bukuri asistoi deri të Veerman, i cili nga afërsia barazon 1:1. 

Dresheviq ka luajtur 65 minuta dhe është prej me të merituarve për këtë pikë. 

Pas javës së 10-të Heerenveen zë vendin e 6-të me 18 pikë, ndërsa Den Haag renditet i 16-ti me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat