Edhe pse e humbi penalltinë, Kessie nuk heq dorë nga ekzekutimi i tyre

Futboll

Edhe pse e humbi penalltinë, Kessie nuk heq dorë nga ekzekutimi i tyre

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:23
Franck Kessie

Franck Kessie ishte njëri nga protagonistët kryesorë në fitoren e Milanit ndaj Fiorentinas (2-0), në ndeshjen e xhiros së nëntë në Serie A.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë e shënoi golin e dytë të Rossonerëve nga pika e bardhë, mirëpo më pas dështoi të realizonte nga penalltia, pasi portieri kundërshtar ia mbrojti njëmbëdhjetëmetërshin.

“E shënova të parin, e humba të dytin, por do ta ekzekutoj të tretin”, ka thënë ai në një prononcim për DAZN.

Lojtarët e Milanit kanë bërë edhe një video-telefonatë me Stefano Piolin (që është i infektuar me COVID-19), ndërsa Kessie ka treguar se çfarë u tha trajneri.

“Ai e uroi skuadrën, ishte i lumtur. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme”, ka treguar 23-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat