Bayerni gati të kryej një tjetër transferim të madh nga Atletico Madrid, Llorente objektivi i kampionëve të Evropës

Futboll

Bayerni gati të kryej një tjetër transferim të madh nga Atletico Madrid, Llorente objektivi i kampionëve të Evropës

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:17
Bayern Munichd dhe Atletico Madrid

Bayern Munichd dhe Atletico Madrid janë dy skuadra që kanë marrëdhënie të shkëlqyera.

Gjiganti gjerman kishte arritur të thyej rekordin e klubit, duke blerë Lucas Hernandezin për 80 milionë euro nga Atletico.

Por bavarezët kanë rikthyer sytë përsëri tek skuadra madrilene ku duan transferimin e një tjetër ylli nga La Liga.

Image

 

Kampioni në fuqi i Gjermanisë dhe Evropës janë duke synuar transferimin e mesfushorit spanjoll Marcos Llorente.

25-vjeçari është njëri nga lojtarët kryesor të Atleticos dhe transferimi i tij në Munich nuk do të jetë aspak i lehtë për kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë.

Reprezentuesi spanjoll këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje me Atleticon, ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tre asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat