Zhegrova dhe Kasami me Baselin mbeten duarthatë në derbi! Zogaj referon 

Futboll

Zhegrova dhe Kasami me Baselin mbeten duarthatë në derbi! Zogaj referon 

Nga: K.G. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:32
Zhegrova dhe Kasami me Baselin mbeten duarthatë në derbi! Zogaj referon 

Baseli si vendas pëson humbje me rezultat 2:0 nga Young Boysi, në takimin e javës së 12-të të Kampionatit të Zvicrës. 

Futbollistët Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami u paraqitën standardë, por assesi me Baselin të ndalin një pikë. 

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, ka qenë gjyqtar anësor në këtë derbi të madh. 

Meschack (12') e Nsame (20') shënuan për fitoren e skuadrës nga Bernë. 

Zhegrova u zëvendësua në minutën e 72-të.

Young Boys thellon epërsinë në krye të tabelës, ka 24 pikë, ndërsa Baseli është në vend të tretë me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat