Duro: Kam Mazrekajn, që është në kondicion fizik siç e kam pasur te Partizani

Futboll

Duro: Kam Mazrekajn, që është në kondicion fizik siç e kam pasur te Partizani

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:02
Duro: Kam Mazrekajn, që është në kondicion fizik siç e kam pasur te Partizani

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, u shpreh tepër i lumtur pas triumfit 2:0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Bylisit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas deklaroi:

“Nuabueze për 1 vit e gjysmë ka qenë fizionomia e Laçit. Ka qenë lojtar që ka kontribuar shumë. Kam parë skuadrën kam parë dhe vendosa të marrë drejtimin e skuadrës.

Edhe Nuabueze mund të luajë bashkë me Harmon. Edhe Xhixha mund të luajë me to. Varet nga ndeshjet, situatat dhe ekuilibrat. Është shtuar një forcë si Harmon, që ia rrit konkurrencën. Kam Mazrekajn, që është në kondicion fizik siç e kam pasur te Partizani.

Jep rendiment të madh në krahun e majtë që luan Xhixha. Janë gjëra që duhet t’i sistemojmë nga ndeshja në ndeshja. Nuabueze ka qenë lojtari më i mirë i Superligës. Por konkurrenca është pozitive.

Nuk mund të ul vlerat e skuadrës së Laçit. Kukësi i vjetshëm me 3-4 lojtarë të Laçit do ishte shumë më i fortë.

Laçi është një skuadër që ka qenë gjithmonë në vendet e para të klasifikimit.

Në qoftë se do të vijnë pikët, mundësitë dhe organikën e ka. Skuadrat e Superiores nuk kanë diferenca të shumta. E rëndësishme është të merren pikët”, u shpreh Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat