Juanfran dhe sfidat me Neymar: Kam bërë shpesh fjalë me të për stilin e lojës

Futboll

Juanfran dhe sfidat me Neymar: Kam bërë shpesh fjalë me të për stilin e lojës

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 06:12
Neymar

Kanë qenë të shumta sfidat e zhvilluara mes Neymar dhe Juan Francisco Torres, për të gjithë i njohur si Juanfran.

Ish-mbrojtësi i Atletico Madrid, sot te Sao Paulo, ka kujtuar përplasjet me brazilianin në një intervistë të dhënë për kanalin Desimpedidos.

“Ishte shumë e vështirë të luaje kundër tij sepse ka një stil loje që provokon atë që e mbulon”, ka thënë Juanfran. “Gjithçka mbetet në fushë dhe me të nuk kam asnjë problem, por mbaj mend se më bezdiste shpesh me të qeshurat e tij provokuese”.

“Sot është pjekur dhe nuk i bën më ato sjellje. Duhet të thëm se kam bërë shpesh fjalë me të në fushë, por i uroj më të mirën. Atij dhe kombëtares së Brazilit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat