Wolves merr një vendim interesant për t’i mbrojtur lojtarët nga COVID-19

Futboll

Wolves merr një vendim interesant për t’i mbrojtur lojtarët nga COVID-19

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 09:57
Wolves

Wolverhampton Wanderers ua ka ndaluar lojtarëve të tyre që të bëjnë blerjet ushqimore në një përpjekje për t’i mbrojtur ata nga infektimi me COVID-19.

Pjesë të mëdha të Anglisë janë në bllokim pasi rastet janë rritur në të gjithë vendin në muajin dhjetor.

Rastet kanë rifilluar të shfaqen edhe nëpër klube të ndryshme, ku Manchester City të premten konfirmoi katër të tilla.

Kjo ka bërë që klubi i Wolves të ndalojë blerjet nëpër markete për lojtarët e tyre.

“Ka të bëjë me mbrojtjen e vetvetes”, ka thënë fillimisht menaxheri i Ujqërve, Nuno Espirito Santo.

“Që nga fillimi i pandemisë, stafi ynë në kuzhinë mblodhi një kuti të madhe me gjërat themelore që na duhen dhe gjatë momentit të lartë të pandemisë, të gjithë e patën atë”.

“Ndërsa filloi të përmirësohej, ne thamë: ‘Në rregull, tani jeni të lirë të shkoni dhe të bëni pazaret tuaja.’ Por tani nivelet po rriten dhe ekziston një ndryshim i ri për të cilin të gjithë janë të shqetësuar, ne filluam ta bëjmë përsëri. Kështu që lojtarët dhe familjet e tyre nuk po shkojnë në supermarkete”.

“Ka të bëjë me mbrojtjen e vetvetes. Ka kaq shumë njerëz që kujdesen për ne”, përfundoi trajneri i Wolves. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat