Lazio nuk ka durim me Muriqin, e rikthen tek Fenerbahce

Futboll

Lazio nuk ka durim me Muriqin, e rikthen tek Fenerbahce

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:42
Vedat Muriqi

Aventura e Vedat Muriqit te Lazio nuk ka shkuar ashtu siç pritej, teksa në ndeshjet e fundit ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjet e tij.

Në këtë situatë, Lazio ka marrë vendimin ta largojë sulmuesin në merkaton e janarit. Mediat turke e bëjnë të sigurt, se Muriqi do të rikthehet te Fenerbahçe në formën e huazimit për 6 muaj.

Kosovari është gjithashtu dakord për rikthimin e tij te Fenerbahçe, me këta të fundit që do të paguajnë 1.3 milionë euro, gjysmën e pagës së futbollistit deri në qershor.

Muriqi do të luajë me Fenerbahçen deri në fund të sezonit, për tu rikthyer pastaj përsëri te Lacio, ku shpreson që të jetë në formën më të mirë dhe të bindë drejtuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat