Bentancur: Juve e ka fituar titullin edhe kur ka qenë më shumë se 10 pikë prapa

Futboll

Bentancur: Juve e ka fituar titullin edhe kur ka qenë më shumë se 10 pikë prapa

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 12:14
Juventusi

Rodrigo Bentancur është i bindur se Juventusi gjithmonë do të sfidojë për Scudetto, edhe pse ka mbetur prapa këtë sezon (në vend të gjashtë).

Në një intervistë për Sky Sport Italia, uruguaiani ka folur për vitin 2020 që kulmoi me humbjen befasuese nga Fiorentina.

“I kishim zhvilluar ndeshjet e mëparshme me mentalitet të fortë, por ashtu nuk ndodhi ndaj Fiorentinas. Ajo ndeshje na tregoi se duhet ta marrim secilën ndeshje me mentalitetin e duhur që nga minuta e parë, përndryshe do të nëpërkëmbemi”.

Image

 

“Akoma jemi në garë për Scudetto, e dimë këtë. Edhe para se të vija unë, e di se ka pasur momente kur Juve ndodhej 10 pikë prapa liderëve dhe sërish e ka fituar titullin”.

“Pas secilës ndeshje, duhet menjëherë të fillojmë të fokusohemi për testin e radhës. Kjo është qasja që duhet ta kemi të gjithë”, ka deklaruar Bentancur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat