Mabetex Prishtina sonte niset për në Barcelonë! Dili: Do të përballemi me kampionin e Evropës

Futboll

Mabetex Prishtina sonte niset për në Barcelonë! Dili: Do të përballemi me kampionin e Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2021 Në ora: 15:18
Fatos Dili

Të gjithë janë në pritje të sfidës të së premtes (18.30) përkatësisht me 15 janar mes kampionit të Evropës, Barcelonës dhe kampionit të Kosovës, Mabetex Prishtina, në kuadër të 16-ës së finales së Champions League në futsall.

Mabetex Prishtina është e përgatitur maksimalisht dhe synon një paraqitje sa më dinjitoze në Barcelonë. 


Presidenti i klubit, Fatos Dili, tha se atmosfera është shumë e mirë dhe nuk kanë pasur as një problem me rregullimin e dokumentacionit. Ai tha se sonte në orën 00:00 do të nisen drejt Barcelonës. 

Image

Mabetex Prishtina

“Bota sot”: Cila është atmosfera para nisjes për në Barcelonë?

Fatos Dili: Atmosfera është shumë e mirë, sot kemi qenë në vizitë për të bërë homazhe tek varri ish-presidentit Vokrri dhe në Kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz, për t’u motivuar edhe më shumë.

“Bota sot”: Sa keni njohuri për Barcelonën, ku është rreziku më i madh?
Fatos Dili:
Jemi të informuar për skuadrën me të cilën do të përballemi, kampion aktual i Champions League. Skuadra numër një në Evropë padyshim është përballje e vështirë.

“Bota sot”: Ndeshja luhet me 15 janar kundër Barcelonës në orën 18.30, a shpresoni se me pak fat do të kaloni?

Fatos Dili: Ne do të shkojmë të përballemi me skuadrën më të fortë në Evropë dhe shpresojmë në një prezantim të mirë.

“Bota sot”: A jeni komplet dhe a keni pasur vështirësi për t’i siguruar mjetet për udhëtim?
Fatos Dili:
Besoj se do të jemi komplet, jemi duke i pritur rezultatet e testimeve për Covid 19. Nuk kemi patur asnjë problem me dokumentet e udhëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat